MENU
klinika

Rama jep përgjigjen

Pas refuzimit të BE a duhet t’i kërkoni parlamentit mocion besimi?

18.10.2019 - 17:49

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do t’i kërkonte në asnjë moment mocion besimi parlamentit shqiptar për t’i hapur rrugë largimit apo konfirmimit të tij në qeveri, pasi vendi dështoi me hapjen e negociatave për në BE. Në një dalje publike për mediat, kreu i qeverisë shqiptare, pohoi se këtë gjë mund t’ja kërkonte parlamentit Francës.

Po ashtu ai tha se prej 14 vitesh Maqedonia e Veriut ka qenë shumë afër marrjes së negociatave dhe pavarësisht se ndryshoi emrin, sot mori një “JO”.

“Mund t’ja kërkoj parlamentit Francës, por parlamentit shqiptar s’mund t’ja kërkoj dot. Skam ç ai kërkoj parlamentit tonë. Maqedonia ka 14 vjet që pret çeljen e negociatave. Nga Këshilli në Këshill, dhe s’merr po. E detyruan të ndërrojë emrin. Identitetin, duke i premtuar që; u bë kjo dhe ja ku jemi. E kemi rrezikuar në maj-qershor për shkak të katrahurave që u bë këtu. S’ka qenë opsion dhe s’ka lidhje vendimmarrja apo mosvendimarrja me çfarë ka bërë tjetri. Ata ndërruan emrin dhe përfytyroni që të ndërrosh emrin e vendit dhje mos të marrësh ‘PO’ Atëherë çfarë duhet të bëjnë më shumë ata? Asgjë. Por u gjendën në një moment të historisë brenda BE ku ndodh një përplasje konceptuale mes Francës dhe Gjermanisë. Nuk është thjesht për zgjerimin,. Por edhe për elementë të tjerë. Mekanizmi është i tillë që mjafton nëri të thotë ‘Jo’ dhe është ‘JO’”, tha Rama.

Ndërkohë kujtojmë se nënkryetari i PD-së Edi Paloka kërkoi sot dorëheqjen e Ramës.