26.10.2019 - 21:46
Përgjakën rrugën e vendit.
Një tjetër person është përplasur për vdekje mbrëmjen e sotme në Shkozet të Durrësit.
Policia raporton se një mjet ka përplasur për vdekje drejtuesin e motoçikletës, i cili ende nuk është identifikuar.
- Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:10, në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në afërsi të karburant “Elda”, në Shkozet, nje mjet ende i pa identifikuar ka përplasur një motoçikletë , dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçiketës, rreth 40 vjeç, ende i pa identifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.