Është e vërtetuar tashmë edhe shkencërisht që seksi femër zakonisht arrin të jetojë më gjatë se burrat, por pse vallë?
Shkenca jep arsyet dhe përpiqet që të na shpjegojë fenomenin.
Një studim i fundit nga observatori ushqyes i Grana Padano, bazuar në katër mijë të intervistuar, u përpoq të studiojë në faktin se çfarë i shtyn gratë të jetojnë më gjatë se burrat.
Ka zakone, sjellje, mënyra e jetesës, e të ngrënit që ne gratë ndjekim në dallim nga burrat. Ata nuk bëjnë të njëjtin stil jete si ne.
Gratë italiane, sipas studimeve më të fundit, jetojnë mesatarisht deri në 85.2 vjet. Burrat nuk i kalojnë 80.8 vjet.
Duket se gratë jetojnë më gjatë sepse hanë mirë.
Ekzistojnë disa faktorë që hyjnë në lojë dhe ushqimi e mënyra e jetesës janë absolutisht thelbësore. Ushqimi i grave është më i mirë. Seksi tjetër, ai i forti pi më shumë duhan, alkool, që praktikisht janë të dy faktorë risku shumë të rëndësishëm që ndikojnë direkt në shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj.
Gratë marrin më shumë proteina, vitaminë A, acid folik dhe vitaminë C. Hanë më shumë perime, duke u mbështetur në antioksidantët e polifenoleve, karotenoideve, vitaminave dhe kripërave minerale. Ato shpesh hanë në shtëpi dhe i kushtojnë vëmendje asaj që sjellin në tryezë. Ato pothuajse kurrë nuk pinë pije me sheqer, pinë më pak alkool (burrat pinë tre herë më shumë).