Mungojnë edhe 5 emra, janë 25 në total deri tani, por France Football vijon të mbajë në ankth tifozët e futbollit në gjithë botën. Natyrisht, emri i Lionel Messit nuk mund të mungonte në listën e nominimeve për “Topin e Artë”.
“France Football” ka publikuar 5 emrat e rinj dhe aty argjentinasi renditet përkrah shokut të ekipit Antonie Griezmann-it. Ky i fundit vlerësohet për sezonin që la pas me Atleticon, por dhe me Francën.
Emrat e tjerë që iu bashkuan këtyre dy lojtarëve janë Kevin De Bruyne, Riyad Mahrez dhe Kalidou Koulibaly. E çuditshme përzgjedhja e algjerianit të Manchester City-t, pasi nuk ka qenë titullar fiks në formacionin e Guardiola-s.
SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al në ballinën e rubrikës së sportit