MENU
klinika

Ja si të mbani nën kontroll hipertensionin!

Pija me një përbërës të vetëm që ul tensionin e lartë të gjakut

06.10.2019 - 19:13

Panxhari është i pasur me nitrate dhe një nga vetitë e tij kuruese lidhet me aftësinë për të ulur tensionin e lartë të gjakut.

Konsumi i lëngut të panxharit apo i ushqimeve të tjera që janë të pasura me nitrat mund të jetë një alternativë e mirë për trajtimin e hipertensionit. Ky është një përfundim i nxjerrë nga hulumtuesit britanikë të cilët kanë parë studiuar efektin e nitrateve mbi presionin e gjakut tek minjtë dhe tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i përditshëm i lëngut të panxharit të sheqerit ul tensionin e gjakut.

Hipertensioni është një sëmundje e rrezikshme, që rrit mundësinë për të pësuar infarkt në zemër te njerëzit që vuajnë prej saj.

Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i 500 ml lëng panxhari ndihmon në uljen e tensionit të gjakut gjatë 24 orëve në vijim.

Megjithatë, studimi i fundit ka synuar të zbulojë nëse i njëjti efekt, për sa i përket hipertensionit, mund të përftohet edhe nga konsumimi i një sasie më të vogël.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se konsumimi edhe i 100 ml lëng panxhari në ditë, pra një gotë ujë, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe mbajtjen e tij në nivele normale brenda harkut kohor të 13 orëve.

Autorët kujtojnë se nitrati gjendet tek disa ushqime, duke përfshirë panxharin, selinon, marulet, spinaqin, preshin, majdanozin dhe lakrën.