“Disney” po krijon një version të ri të filmit “Piratët e Karaibeve” por kësaj here pa aktorin ikonë të tij, Johnny Depp.
Skenaristi i versionit origjinal të filmit, Stuart Beattie, konfirmoi se roli i Depp si kapiteni famëkeq Jack Sparrow, nuk do të përsëritet.
“Natyrisht që ai e ka bërë atë personazh të tijin dhe është bërë roli i tij më i famshëm deri më tani. Ka qenë e shkëlqyer për të dhe për ne”.
Kujtojmë se Depp ka luajtur rolin e Jack Sparrow në pesë filma përgjatë 14 viteve, të cilët kanë grumbulluar mbi 4,5 miliardë dollarë duke e bërë filmin më të madh të të gjitha kohërave.
Ndërkaq krijuesi i dokumentarit “Çernobil” Craig Mazin dhe shkrimtari veteran Ted Elliott, do të zhvillojnë një version të ri të filmit, historia e të cilit mund të mos ketë lidhje me origjinalin.