MENU
klinika

E pësojnë dhe shoferët që….

Policia Rrugore ‘zbor’ urbanëve, gjobiten 36 automjete

12.10.2019 - 14:36

Shoferët e urbanëve në Tiranë në syrin e “Big Brother”. Policia Rrugore ka ndëshkuar 36 mjete të transportit publik qytetar për shkelje të ndryshme si dhe 87 automjete të tjera që iu kanë prishur punë urbanëve.

Kështu deklaron Policia e Shtetit, e cila bën të ditur se duke konsideruar vështirësitë e lëvizjes së mjeteve të transportit publik qytetas, veçanërisht autobuzat artikularë, por edhe rrezikshmërine që u kanoset pasagjerëve dhe përdoruesve të rrugës në tërësi nga shkeljet e këtyre të fundit, rrugorët e kryeqyetit kanë nisur zbatimin e nje plani veprimi, për monitorimin dhe evidentimin e të gjjtha linjave të transportit publik qytetas, në raport me detyrimet, por edhe shkeljet e tjera që pengojnë dhe vonojnë subjektet e transportit përgjatë itinerarit të tyre.

Në funksion të këtij plani veprimi, janë dokumentuar dhe gjobitur 36 mjete të transportit publik qytetas, për mospozicionim në hapësirat e stacionit të rezervuar për ta, si dhe 87 automjete të tjera, të cilat janë evidentuar të pushuar në stacionet e autobusave duke u bërë pengesë dhe njëkohësisht rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës.