MENU
klinika

"Ec Ma Ndryshe"

Prizreni çel panairin e mjeshtrisë në filigran

26.10.2019 - 08:31

      “Ec Ma Ndryshe” organizon Panairin e Filigranit. Prizreni çel kështu, ditën e sotme, panairin kushtuar një tradite të hershme të punimit artizanal, pranë ambienteve të Kino Lumbardhi. 

 

Sipas organizatës “Ec Ma Ndryshe”, qëllimi i aktivititetit është informimi i një audience më të gjërë për promovim, ndërgjegjësim dhe mundësi për zhvillim lokal, përmes ruajtjes dhe promovimit të zejes së filigrnait.

Në këtë panair do të marrin pjesë filigranistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke prezentur punimet e tyre artistike.

 

 

Po ashtu, panairi do të organizojë tryezën e rrumbullaktë me diksutimit mbi temën “Filigrani potencial për zhvillim”, ku fjalën do ta kenë mjeshtrit pjesëmarrës dhe përfaqësues të komunës së Prizrenit. Po ashtu, panairi do të vijojë me një program artistik dhe gatime tradicionale.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit