MENU
klinika

Efektet qetësuese

Probleme me tretjen? Provoni njëherë kamomil dhe xhinxher!

23.10.2019 - 09:56

Pas vakteve të pasura me proteina dhe yndyra, shpesh ndihemi të fryrë dhe aspak rehat.

Në këto raste, një çaj bimor do të na vinte shumë në ndihmë për të balancuar situatën. Kamomili për shembull, ka efekt të lartë qetësues. Pijeni pas darkës ose drekës për t’u ndier më mirë. Përbërësit aktivë tek kamomili parandalojnë ndjesinë e rëndesës në stomak, fryrjen dhe inflamacionin në zorrë e stomak.

  • Receta për çajin e kamomilit:

-Zieni pak ujë;

-Kur të ziejë, hiqeni nga nxehtësia dhe shtoni një grusht kamomil dhe pak mente në një filxhan.
ia dhe shtoni një grusht kamomil dhe pak mente në një filxhan;

-Shtoni ujin e vluar në filxhan dhe lëreni për 5 minuta;

-Kullojeni çajin, ëmbëlsojeni edhe pijeni;

Edhe çaji i xhinxherit pas ngrënies ka efekt të mrekullueshëm. Gingeroli, shoagoli dhe shumë përbërës të tjerë aktivë të tij mund të përdoren në mënyra të ndryshme në mjekësinë natyrale. Këta përbërës ndihmojnë në parandalimin e të vjellave, të përzierave, vështirësisë në tretje, kundra gazrave dhe fryrjes së barkut, reduktojnë ndjesinë e rëndesës, ndihmojnë tretjen dhe stimulojnë sekrecionet e tëmthit dhe pankreasit.

  • Receta e çajit të xhinxherit

-Vendosni të ziejë gjysmë limoni të prerë në feta me një litër ujë.

-Kur të marrë valë hiqeni nga nxehtësia dhe shtoni xhinxherin e prerë në feta. Nëse dëshironi mund të shtoni edhe 2-3 bustina çaj kamomili.

-Lëreni të pushojë për disa minuta, kullojeni dhe ëmbëlsojeni me stevia ose mjaltë.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë