MENU
klinika

Gazeta franceze e vitit 1928

Pse Ahmet Zogu u quajt “Zogu I” dhe jo “Skënderbeu III”?

22.10.2019 - 08:09
  • Nga Aurenc Bebja

Në gazetën franceze “Le Gaulois”, botuar të mërkurën e 5 shtatorit 1928, në faqen e saj numrin 2, gjejmë një shkrim të sjellë nga gazetari me inicialet R.C., i cili shtron pyetjen se përse Ahmet Zogu mori titullin Zogu i I-rë dhe jo Skënderbeu i III-të.

Sigurisht që francezi e ka sqaruar këtë mister duke sjellë për lexuesin përgjigjen në vijim:

“Na telegrafojnë nga Roma se në Napoli ekzistojnë dy familje Kastrioti Skënderbeu, pasardhës të heroit legjendar Gjergj Kastrioti, i thirrur ndryshe nga turqit Skënder bej, i njohur në të gjithë Lindjen si Skënderbeu në një fjalë të vetme dhe të transformuar nga shqiptarët në Skanderbeg.

Këto dy familje janë ato të Gjon Kastriotit Skënderbeut, markezit të Anletta-s, dhe Filip Kastriotit, baronit të Castellucccio-s.

Kur u pyetën, ata deklaruan se nëse mbreti i ri i Shqipërisë do të merrte titullin Skënderbe, ata do të kishin paraqitur një ankesë në gjykatë, duke e ditur se titulli “Skënderbe” u përket në mënyrë ekskluzive atyre.

Shkresa shton se shumë koloni shqiptare në Siçili, Kalabri dhe Zara e kanë njohur mbretin e ri dhe se krerët e tyre i kanë dërguar atij telegrame urimi.

Ka mes 80 000 apo 90 000 shqiptarë që jetojnë aty prej dy shekujsh. Ata kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet e tyre, duke qenë në të njëjtën kohë qytetarë të shkëlqyer italianë.

Ne e dimë se Crispi ishte me origjinë shqiptare, pasardhës i një familje që ka emigruar në Siçili para dy ose tre shekujsh”./Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Shfaqjet do të vazhdojnë deri më 8 dhjetor

Festivali teatror “Hapat” në edicionin e tretë

"Deri dje, trashëgimi e braktisur"

“K’cimi i Tropojës”, zyrtarisht në UNESCO

Shkolla e parë kombëtare pedagogjike në Shqipëri

Nga Gurakuqi, te Xhuvani e Çabej, personalitetet e Normales së Elbasanit!

Mbahet “Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm”

Shqipëria anëtarësohet në GSTC

“Ari shqiptar t’i kalojë bankës së Moskës”

Kërkesa e Enver Hoxhës për Stalinin në 1949-ën!