MENU
klinika

Negociata/ Nis misioni faktmbledhës

Raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian zbresin në Shqipëri

25.10.2019 - 17:02

Pas vendimit të Këshillit të Europës për të mos hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë mbërrijnë në Tiranë në datat 28-30 tetor në Tiranë dy raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, gjermani Andrej Hunko dhe Josef O’Rilli nga Irlanda.

Sipas axhendës së dy parlamentarëve, diskutimet e tyre parashikohet të fokusohen në krizën politike, reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Gjatë vizitës së tyre faktmbledhese, 2 bashkeraportuesit per Shqiperine ne kuadrin e Asamblese Parlamentare te Këshillit te Evropes,  do të zhvillojnë takime me kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi, kryetarët e partive parlamentare dhe jo parlamentare si dhe shoqërinë civile.