Komisioni i reformës zgjedhore miraton 4 grupet e punës por me në ndryshim, pasi në grupin për sistemin do të jenë me 6 anëtarë, ndërsa shtohen edhe një grup pune
- 1. Sistemi zgjedhor:
Damian Gjiknuri
Bashkim Fino
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Ralf Gjoni
Pritet të shtohet edhe një nga PS
- 2. Financimi i partive politike:
Blerina Gjylameti & Klotilda Ferhati
Arben Elezi & Nimet Musai
- 3. Emigrantët:
Alket Hyseni & Adnor Shameti
Korab Lita & Adriatik Alimadhi
- 4. Barazinë gjinore
Vasilika Hysi
Pritet të caktohen edhe 3 anëtarët e tjerë.
Lidhur me punimet përkëtë reformë, para mbledhjes së grupeve, opozita vendosi një takim të përbashkët, prej ku përfaqësuesit e LSI-së u shprehën se opozita e bashkuar mbetet e angazhuar për një reformë zgjedhore që do t’i shërbejë qytetarëve.
“E vetmja masë që merr Edi Rama është një deklaratë e tij personale dhe e dimë shumë mirë që Edi Rama nuk e mban fjalën e tij dhe kjo do të thotë të tallesh me qytetarët shqiptarë. Kjo është një deklaratë, e cila thjesht presupozon të heqësh dorë nga shit-blerja e votës nuk përbën asnjë llojë serioziteti përsa i përket përmbushjes së këtij rekomandimi.
Kështu që opozita e bashkuar është tepër e angazhuar ashtu siç e përmendi dhe kolegu Bardhi për të pasur një produkt jo vetëm konstruktiv, jo vetëm serioz, do t’i shërbejë kauzes dhe ky është realisht është një mision historik, por mbi të gjitha do të jetë edhe i shpejtë.”
Nga ana tjetër, edhe kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, paraqiti propozimet e tij lidhur me Reformën Zgjedhore.
“Ne mendojmë se sistemi aktual politik e ka goditur fort demokracinë, në radhë të parë brenda partive politike, dhe kjo ka shkaktuar pasoja të rënda në gjithë shoqërinë shqiptare. Është një qark i mbyllur, që ka nxitur degradimin intelektual, servilizmin dhe klientelizmin, duke vrarë konkurrencën dhe qarkullimin e elitave politike në vend.
Për të gjitha këto arsye është e domosdoshme që të rikthehet pesha e votës së qytetarit në vendimarrjen politike, si brenda partive, ashtu edhe në institucionet e shtetit. Shqipëria ka nevojë sot për një kontatë të re sociale, për një pakt kombëtar mes palëve, që do të ishte parakushti elementar për daljen nga kjo spirale e rrezikshme krizash, të cilat mund të jenë të paparashikueshme, në rast se gjendja nuk do të ndryshojë.
Në këtë atmosferë të zymtë, ne jemi të bindur se zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të zgjidhur krizat në një vend demokratik.”