MENU
klinika

Fokusi i diskutimeve

Refuzimi i BE-së/ Kryesia e PS-së mbyllet në seli

21.10.2019 - 09:51

Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme Kryesinë.

Në fokus të diskutimeve mësohet se është vendimi negativ i 18 tetorit nga Këshilli Europian për të mos hapur negociatat e Shqipërisë me BE.

Pas takimit të Kryesisë, kryeministri dhe kreu i PS-së Edi Rama pritet të ketë një takim me kreun e Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri, kryeparlamentarin Ruçi dhe kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Më herët Rama ka deklaruar se propozimet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore do të përmbyllen brenda këtij viti, ndërsa faza e dytë do të vazhdojë vitin e ardhshëm.