MENU
klinika

Superiorja, java 8

Rikthehet Tirana, Partizani ia del në fund

19.10.2019 - 19:03

Vijon ngjeshja e skuadrave në Kategorinë Superiore në futboll. Kjo edhe për faktin se 3 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Pikërisht Teuta dhe Tirana, që fituan, kryesojnë renditjen, 15 pikë njëra dhe 14 tjetra.

Tirana ka fituar 2-1 ndaj Laçit, duke iu rikthyer fitores pas 3 ndeshjeve. Një sukses që shpëton edhe trajnerin Ard Mema në krye të bardhebluve. Ndërsa debuton me humbje Armando Cungu.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë sa i përket rezultatit. Dunga shënoi në minutën e 4-t për vendasit, por 3 minuta më pas barazuan miqtë me Nuabueze. Megjithatë, Tirana shënon sërish në 45’ me anë të Cale, që do të rezultonte vendimtar.

Partizani mposht Vllazninë 3-1 në limite. Pas barazimit 1-1 me Teutën, ky rezultat për të kuqtë do të thotë ngjitje në renditje. Dy golat e parë janë shënuar në harkun kohor të 3 minutave.

Fillimisht ishte Cordeiro për të kuqtë që realizoi në 15’, ndërsa Krymi barazon në 18’, pas një pasigurie të portierit Hoxha. Në 92’, një shkodran ndëshkon Vllazninë, duke shënuar golin e dytë për miqtë.

Por nuk do të përfitonte këtu, pasi Partizani shënon edhe të tretin në sekondat e fundit të ndeshjes me Asanin. Tre gola për 3 pikë, që e ngjisin Partizanin në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Tiranën e vendit të dytë.

Ndërsa Skënderbeu-Kukësi ka përfunduar në barazim pa gola. Një pikë vlen pak për të dyja skuadrat, por sidomos për verilindorët, që nuk fitojnë prej 3 ndeshjesh dhe që humbin terren për kreun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN