MENU
klinika

Parregullsitë në votime

Rinumërimi nuk zgjidhi gjithçka! KQZ kërkon Prokurorinë

17.10.2019 - 20:25

Manipulimet e komisionerëve të partive politike gjatë raportimit të votave në formularët e rezultateve, kanë bërë që KQZ-ja të marrë vendim që 530 vendvotime t’i nënshtrohen rinumërimit.

Problemet me materialet zgjedhore, mospërputhja e numrit të fletëvotimeve me atë të rezultateve, numër më i madh votash për kandidatë se sa për vetë subjektin të cilit i takonin, janë disa nga parregulluesitë që e kanë çuar procesin e numërimit në këto vendvotime.

Pas miratimit të kërkesës, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe policisë të jenë prezente në Qendrën për Numërim dhe Regjistrim.

Përveç 530 vendvotimeve, ditë më parë KQZ-ja mori vendim për rinumërimin e 314 vendvotimeve të tjera.

Me qëllim të rritjes së transparencës është duke u bërë edhe publikimi i formularëve me rezultatet e partive dhe kandidatëve për deputet.