MENU
klinika

Ja çfarë tha këngëtaja

Rita Ora do të dhurojë një pjesë të fitimeve për Kosovën

01.10.2019 - 18:38

Rita Ora ka shkëlqyer në Javën e Modës në Paris, ku  është shfaqur në “showroom-in” e Escada për të festuar bashkëpunimin e saj më të fundit me firmën gjermane.

Surpriza e këngëtares 28- vjeçare ishte se  zgjodhi shoqatën e bamirësisë “Women for Women International” për të dhuruar një përqindje të shitjeve të një modeli çante, për Kosovën.

Koleksioni im është dizenjuar për femrat që e dinë edhe fuqinë e garderobës edhe të zërit të tyre, “ tha Rita.