MENU
klinika

Shpërthen piloti i Formula 1

“Rrezikojmë jetën në pistë, 22 gara janë shumë”

08.10.2019 - 21:57

Piloti holandez Max Verstappen nuk është dakord me vendimin e marrë nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për të çuar në 22 numrin e garave të botërorit të Formula 1.

Aktualisht zhvillohen 21 gara, ndërsa vitin 2020 do të zhvillohet një më shumë.

“Nuk jam dakord me 22 gara në sezon. Janë shumë dhe në pistë në rrezikojmë jetën duke pilotuar me shpejtësi të mëdha. Mendoj se do të ishte më e mirë që të zgjidhnim pistat më të mira dhe aty të garonim”, tha Verstappen, që piloton makinën Red Bull.

“Ne pilotët jemi disi më të lirë, sidomos kur garojmë në Europë. Gjithsesi, kjo gjë nuk është për mekanikët dhe ata do ta vuajnë më shumë këtë periudhë të gjatë garash. Ndoshta do të na duhet të punojmë me dy skuadra”, tha Verstappen.