MENU
klinika

Ja emrat e rinj

Rrokadë në burgjet e vendit, ndryshohen të gjithë drejtorët

17.10.2019 - 14:14

Në kuadër të reformës që është ndërmarrë në të gjithë sistëmin penitenciar në vend, mësohet se ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj ka firmosur disa emërime të reja sa i përket kupolës drejtuese.

Janë ndryshuar 70% e drejtuesve të burgjeve në vend.

Vëmendja ndaj sistemit penitenciar në vend duket se është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë, ku sipas raporteve të fundit transformimi i institucioneve të vuajtjes së dënimit është kryer si në aspektin fizik të godinave, ashtu edhe atë logjistik apo administrativ për të garantuar siguri si dhe duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha të drejtat e njeriut për ata që vuajnë dënimin.

Konkursi për drejtues të IEVP-së u shpall nga ministrja Gjonaj në gusht të këtij viti kutë gjithë aplikantët ju nënshtruan testimit me shkrim dhe intervistës me gojë.

Më poshtë, ju sjellim emrat e drejtorëve të rinj të burgjeve:

Lezhë – Bukurosh Malluta
Durrës – Agron Hysi
Elbasan – Ermal Kurti

313 Jordan Misja – Eduard Strugaj

Fushë Krujë – Qazim Hoxha
302 Mine Peza – Aurel Jazxhi
Vaqarr – Fatbardha Hoxhalli
Lushnjë – Zoi Rrushi
Shkodër – Dede Zhivani
Tepelenë – Nasip Hoxha
Vlorë – Egon Velaj
Sarandë – Redi Rama
Krujë – Petrit Myslymi