MENU
klinika

Për çfarë është zotuar Beogradi?

Rusi-Serbi, stërvitje të përbashkëta ushtarake

27.10.2019 - 17:06

Rusia ka dërguar sistemin e saj S-400 dhe atë Pantsir-S në serbi, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët të quajtur “Mburoja Sllave 2019”, që Moska po zhvillon me Beogradin zyrtar, me qëllim që të testojë aftësitë mbrojtëse të të dyja vendeve.

Por aleanca e atlantikut verior, thotë se e “respekton” vendimin e Serbisë që të mbajë stërvitje ajrore ushtarake me Rusinë. “Aleanca dhe Serbia janë partnerë dhe ne respektojmë të drejtën e Serbisë që të ndërmarrë vendime sovrane lidhur me stërvitjet ushtarake që kryen në territorin e saj”, tha zyra e shtypit e NATO-s për radion Evropa e lirë.

“Kjo është një çështje që i përket Serbisë dhe Rusisë” thuhet në deklaratën e NATO-s, ku theksohet se “Serbia është partner i NATO-s” dhe se vendet e Ballkanit “kanë një marrëdhënie të mirë dhe produktive” me aleancën Perëndimore.

putin-vucic-konica.al
putin-vucic-konica.al

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se sistemet tokë-ajër janë vendosur në bazën në Batajnicë, që gjendet në periferi të Beogradit. Është hera e parë që sistemet S-400 dhe Pantsir-S marrin pjesë në stërvitje ushtarake jashtë Rusisë, tha ministria.

Sistemi S-400 do të kthehet në Rusi pasi të përfundojnë stërvitjet më 29 tetor.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se sistemi Pantsir do të blihet nga qeveria e tij. Serbia ka marrëdhënie të mira politike dhe ekonomike me Rusinë, pavarësisht se thotë se qëllimi i saj është t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

Beogradi është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar që t’i bashkohet vendeve perëndimore, të cilat kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin