MENU
klinika

Mjekët tregojnë rrezikun

Sa e sigurtë është një lindje natyrale pas asaj cezariane?

04.10.2019 - 12:30

Sapo një grua lind me seksion cezarian, përpjekja për një lindje tjetër në mënyrë natyrale është shumë më e rrezikshme për nënën dhe foshnjën, zbulon një studim i ri.

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit grumbulluan të dhëna për më shumë se 70,000 lindje në Skoci midis 2002 dhe 2015. Midis grave që provuan një lindje natyrale pas një seksioni të mëparshëm C, 28% (lindje me operacion) duhej të kishin një operacipon cezarian urgjent, raportuan ata.

Përpjekja e lindjes natyrale u shoqërua me një rrezik të shtuar të këputjes së mitrës, transfuzionit të gjakut, infeksionit në të gjithë trupin dhe dëmtimit nga operacioni.

Rreziqet për foshnjën përfshinin vdekje gjatë lindjes, pranimin në një njësi neonatale dhe reanimim duke përdorur ilace ose intubacion.

Për nënat, rreziku absolut i ndonjë prej këtyre ndërlikimeve, megjithatë, ishte i ulët – 2% në ato që përpiqen një lindje natyrale dhe 1% e atyre që kanë një seksion C.

Foshnjat pësuan një ose më shumë komplikime në 8% të lindjeve natyrale në përpjekje dhe 6% të seksioneve të mëvonshme C, studimi zbuloi.

Kathryn Fitzpatrick, një epidemiolog në Departamentin e Shëndetit të Popullit, në Nuffield të Oksfordit, drejtoi studimin.

“Gjetjet tona mund të përdoren për të këshilluar dhe menaxhuar gratë me seksionin e mëparshëm cezarian dhe duhet të merren parasysh së bashku me provat ekzistuese mbi rrezikun e rritur të sëmundshmërisë së rëndë të nënës në shtatzënitë pasuese, të shoqëruara me seksionin cezarian të përsëritur me zgjedhje“, tha ajo në njoftimin për gazetën.

Ky studim u botua në internet 24 shtator në revistën PLOS Medicine