MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Sadiku shënon dhe fiton duelin e mbijetesës

20.10.2019 - 18:26

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i është rikthyer golit, teksa kësaj here vlen 3 pikë me mjaft vlerë për skuadrën ku luan elbasanasi.

Malaga ka fituar sfidën për mbijetesë në Segunda Division kundër Deportivo La Coruna-n, duke e mundur këtë të fundit 2-0 në transfertë.

Villanueva ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 42-të, ndërsa sulmuesi shqiptar ka vulosur fitoren e ekipit të tij me në minutën e 87-të, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë nga jashtë zone, pas një dalje të gabuar të portierit.

Ky ka qenë goli i tretë për 28-vjeçarin shqiptar në këtë sezon. Një gol që vlen për ekipin, por edhe për Sadikun, që me siguri në dy ndeshjet e nëntorit do të grumbullohet në radhët e kuqezinjve.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN