Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha, ka dhënë në profilin e saj në Instagram lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo dhe Ledioni janë bërë me një tjetër djalë pas të voglit London.
Vetë Sara tregoi se vogëlushi i tyre kishte ardhur në jetë para kohe ditën e djeshme dhe gjithashtu ka zbuluar emrin që kanë zgjedhur për të birin.
Pas Londrës, këtë herë dyshja zgjodhi qytetin e Romës dhe vogëlushi u pagëzua me emrin Roman.
Kjo pasi Sara ka jetuar në Romë disa vite më parë dhe si ajo dhe Lori kanë treguar shpeshherë afeksionin e tyre për kryeqytetin italian nga ku kanë kujtime të shumta.
Në foton e publikuar në llogarinë e saj, Sara shfaqet e shtrirë me dy të vegjëlit e saj, Roman në njërin krah dhe London në krahun tjetër.
“Çmendurisht në dashuri me Roman-in tonë, i lindur dje më 11 tetor 2019. Më herët sesa pritej por megjithatë 2.9 kg gëzim i pastër.”- shkruan Sara krahas fotos së ëmbël.