MENU
klinika

Këshilla për një mirëqeverisje

Shembull pozitiv për rajoni, Meta përgëzon Kurtin për zgjedhjet

27.10.2019 - 20:49

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar sot liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin.

Meta ka postuar një fotografi së bashku me numrin një të VV, ndërsa thekson se e uron Kurtin për rezultatin pozitiv të arritur në zgjedhjet e fundit.

Kreu i shtetit thekson se uron po ashtu që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike.

  • Postimi i presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.

Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen. ?????