MENU
klinika

Plas sherri

Sherr dhe përplasje fizike në Durrës për ndarjen e posteve

09.10.2019 - 20:43

Lufta për pushtet i ka ndarë socialistët durrsakë në dy kampe. Mbledhjet e degës së PS në këtë rreth bëhen në atmosferë presioni dhe agresiviteti. Më i fundit takim me dyer të mbyllura, dy ditë më parë u realizua mes debateve të ashpra.

Emërimet në bashkinë e Durrësit, kryesisht pas emërimit të nënkryetares Etleva Kondi, dhe disa emrave të tjerë të ardhur nga Tirana, ka irrituar socialistët lokale.

Burime për ABC News thanë se situata po përkeqësohet më shumë tani në prag zgjedhjesh për kryetar të Partisë Socialiste Durrës.

Janë dy klane socialistësh, ata që mbështesin kandidatin e vetëshpallur Ardit Kërtusha dhe grupi tjetër që mbron kryetarin aktual Luan Zaza.

Ky i fundit sipas burimeve për ABC News disa ditë më parë u konfliktua me Armant Tragaj sekretar i këshillit bashkiak Durrës, pasi kanë propozuar shkarkimin e tij nga detyra që mban.

Tragaj i emëruar në këtë pozicion që prej 2016 nën siglën e LSI-së duket se nuk e ka pritur mirë propozimin për largim, vendim i cili pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak.

Të dy burrat, Luan Zaza dhe Armant Tragaj janë përplasur fizikisht në ambjentet e një lokali pranë bashkisë së qytetit.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin