MENU
klinika

Sherr në New York

Serbët provokojnë shqiptarët me ‘3 gishtat’

05.10.2019 - 16:43

Mosmarrëveshjet mes shqiptarëve dhe serbëve u shfaqën dhe në SHBA.

Pas transmetimit të dokumentarit ‘’The Weight of 3 Chains’’, disa anëtarë të stafit të regjisorit serb të këtij dokumentari, provokuan shqiptarët me slogani e shkruar në serbisht ‘’Nuk e japim Kosovën’’, si dhe ngritën 3 gishta, simbol i ultranacionalizmit serb.

Kjo bëri që një numër i madh shqiptarësh të mblidheshin përpara kinemasë ‘’SVA’’, ku lëshuan sharje dhe thirrje ndaj provokatorëve duke iu përgjigjur dhe me këngë ‘’O Kosovë o nëna ime’’.


Duke parë këtë situatë, policia mbërriti në terren ku arrestoi disa shqiptarë që ccanë kordonin e rrethimit.

Dokumentari ‘’The Weight of 3 Chains’’ paraqet Kosovëm me imazh të keq dhe kjo i ka revoltuar shqiptarët dhe është financuar nga qeveria serbe.


Shqiptarët, ne kor iu kundërpërgjigjën serbëve, vazhdimisht me thirrjet e forta: “UÇK, UÇK”, “Kosova është Shqipëri!”, “Kosova është Shqipëri”,“Adem Jashari”, “Serbia, është vrastare”, “Ju jeni Vrasës-Vrasës”, ‘’Ju jeni kriminel” Ju jeni Përdhunues, përdhunues, Ju jeni Terroristë , terroristë!, ‘’Turp për Ju”, “Pse nuk kërkoni falje!” “Amerika, është me ne!’’, ‘’Amerika, është me ne!”, ‘’Faleminderit Policisë së Nju Jorkut!’’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjatë ndeshjes Partizan B.-Besiktas

Serbët mbeten po ata, tifozi vdes në stadium