MENU
klinika

Lista alarmante

Shkupi dhe Kumanova, me ajrin më të ndotur në botë

27.10.2019 - 21:06

Dy nga qytetet e Maqedonisë së Veriut janë pjesë e listës së vendeve më të ndotura në botë.

Para dy ditësh ishte pikërisht Kumanova që kryesonte, ndërsa Shkupi është në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotur në botë.

Arsyeja kryesore, sipas Autoriteteve lokale në Kumanovë, është spitali që përdor gaz për ngrohje. Komuna ka filluar menjëherë aerosolizimin si masë urgjente për të ndaluar rritjen e nivelit të ndotjes, si dhe ka kërkuar fonde për gazifikimin e plotë të spitalit.

Ministria e Mjedisit paralajmëron të hënën për të dhënë më tepër informacion mbi masat e marra.

kolana e librave

Ka plan, për këtë s’ka dyshim, të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se ky problem nuk mund të zgjidhet përnjëherë, por se me strategji afatgjatë. Të gjithë bashkë duhet të punojmë për ta zvogëluar ndotjen e ajrit, e dimë që do të na duhet kohë sepse shumë faktorë kontribuojnë për këtë, ngrohja e amvisërive, efikasiteti energjetik, makinat në transport, industria kontribuon në këtë drejtim dhe duhet të ndërmarrim masa dhe rregullativa. Do të vazhdojmë të punojmë për të arritur rezultate”- deklaroi Naser Nuredinim, Ministër i Ambientit Jetësor.

Me afrimin e sezonit të dimrit ndotja e ajrit rritet.

Vitin e kaluar, pushteti miratoi masa parandaluese përkatësisht transporti publik ishte falas, u rrit dyfish çmimi i parkimeve, u ndaluan të gjitha punimet e ndërtimit si dhe u kufizua përdorimi i automjeteve zyrtare të institucioneve të shtetit.