MENU
klinika

Paralajmërimi

“Shpifi ndaj meje” Rama gati padinë për Haradinajn

25.10.2019 - 10:55

Kryeministri Edi Rama do të hedhë në gjyq ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Paralajmërimi për padi ndaj Haradinajt, kryeministri Rama e bëri mbrëmjen e djeshme në ‘Opinion’, lidhur me një deklaratë të tij për një skenar për ndarje të Kosovës.

Haradinaj ishte shprehur se kishte ndaluar një plan të kryeministrit të Shqipërisë, në bashkëpunim me Presidentin e Serbisë dhe Hashim Thaçin, për ndarjen e Kosovës, madje ata kishin planifikuar për të grabitur 10 miliardë € fitime nga miniera e Trepçës.

“Për 10 miliardshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të anti-shpifjes. Në gjykatat e Kosovës zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë.

Por një gjë ditë të them unë, këtyre lloj politikanëve bravo u qoftë që gjejnë dhe bëjnë i them unë… Dmth që ti thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do të ndaheshin midis këtyre të treve që ranë dakord të ndanin Kosovën dhe të marrësh akoma vota… Ata që votojnë për këtë lloj politike ato qofshin dhe bravo u qoftë!”,-u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama shtoi se për Haradinajn doli publikisht për ta përgënjeshtruar, pasi ai kishte pretenduar se i kishte bërë presion gjatë një takimi në Berlin, në prani të Merkel dhe Macron për të hequr taksën e vendosur nga ai për produktet serbe.

“Është ish-kryeministri i Kosovës ky dhe dorëheqjen, me demek dhe është akoma atje është një person për të cilin jam detyruar për herë të parë dhe hera e fundit që ta dalë publikisht, sepse gënjeu në mënyrën më të paskrupullt”,- tha Rama.