MENU
klinika

Veprimi i parë dhe i vetëm që duhet të bëni!

Shtrëngim zemre? Si t’i mbijetoni një ataku!

03.10.2019 - 14:53

Ataku kardiak jo vetëm që konsiderohet si ‘vrasësi i heshtur’, shenjat e tij ndryshojnë nga burrat tek gratë, e ndonëse është më i përhapur tek meshkujt, rezulton më fatal tek seksi tjetër.

Simptomat më të dukshme dhe më të zakonshme të atakut në zemër janë dhimbja në gjoks dhe siklet.

Edhe pse është e vërtetë që gratë zakonisht përjetojnë dhimbje në gjoks, ato kanë më shumë të ngjarë të ndjejnë më pak simptoma sesa burrat. Ja disa shenja të ‘fshehura’ : dhimbje nofullash, dhimbje që shtrihet në krah, lodhje e lehtë, vështirësi në gjumë!

Sipas studimeve, pothuajse 78 përqind e atakave në zemër të raportuara te gratë shoqërohen me të paktën një nga këto simptoma jo të zakonshme për më shumë se një muaj para atakut.

Njerëzit zakonisht presin që ataku në zemër të jetë dramatike dhe i menjëhershëm, por e vërteta është se këto sulme shpesh janë të buta në natyrë dhe mund të zgjasin për shumë orë apo edhe ditë.

Goditjet e buta në zemër duhet të konsiderohen po aq serioze dhe kritike. Duke pasur parasysh këtë, nëse përjetoni një ose më shumë nga simptomat e atakut kardiak për pesë minuta ose më gjatë, këtu janë veprimet e para që duhet të bëni:

Qëllimi përfundimtar është që arteria e tendosur ose e shtrënguar të kthehet në gjendjen e saj normale brenda 90 minutave për të minimizuar dëmin sa më shumë që të jetë e mundur.

Gjëja e parë që duhet të bëni nëse dyshoni se po vuani një atak në zemër është të telefononi menjëherë urgjencën.

Sigurohuni që të telefononi ambulancën përpara se të përpiqeni të telefononi këdo tjetër. Thirrja e ambulancës do të jetë mënyra më e shpejtë për të marrë trajtimin që ju nevojitet.

  • Merrni aspirinë nga goja!

Në mënyrë ideale, duhet të merrni një dozë 325 mg aspirinë. Vepron 30 minuta menjëherë pasi keni ndjerë shenjat e para, ndaj nëse jeni të prirur për sëmundje kardiovaskulare, jini gjithmonë të kujdesshëm të keni një medikament të tillë me vete.

Mos u përpiqni të shkoni vetë në spital, kur përjetoni simptoma të atakut në zemër, sepse nuk rekomandohet.

Mundohuni të keni pranë një njeri, për mos t’u panikosur më shumë. Kjo gjendje vetëm do i përkeqësonte gjërat.

  • Shtrihuni

Shtrihuni në shpinë dhe ngrini këmbët lart. Kjo manovër do të hap diafragmën e cila do t’ju lejojë të merrni frymë dhe të furnizoni me oksigjen gjakun tuaj.

  • Shmangni pirjen dhe ngrënien

Sigurisht që gjatë një sulmi në zemër, ngrënia dhe pirja janë natyrisht gjërat e fundit në mendjen tuaj, por mbani mend se ASPIRINA është e vetmja gjë që ju lejohet të gëlltisni.