MENU
klinika

Pas mesnate akrepat shkojnë 60 minuta pas

Si të përballoni në mënyrën më të mirë ndryshimin e orës

26.10.2019 - 08:21

Akrepat e orës kthehen një orë mbrapa në orën 03:00 të natës, mes të shtunës 26 tetor dhe të dielës 27 tetor.

Rikthimi në orën diellore nënkupton  se do të kemi mundësi të flemë një orë më shumë, por dhe do të errësohet më shpejt.

Ky ndryshim ka ndikime në organizmin e disa njerëzve dhe mund të sjellë edhe ndonjë shqetësim, por kjo kategori njerëzish do të ndjehet më mirë pas vendimit të Parlamenti Europian, për të mos ndryshuar më orën prej muajit mars të vitit që vjen.

Ora diellore do të mbetet në fuqi deri në 29 mars të 2020, më pas në vitin pasardhës gjithçka do të vendoset nga vetë shtetet e Bashkimit Europian për të vendosur kë orë do të mbajnë.

Ende nuk dihet se si do të vijojë të funksionojë në Shqipëri, por këtë herë ndryshimi do të jetë më 27 tetor.

Ndryshimi i orës mund të jetë problematik për disa njerëz. Ndaj më poshtë janë disa këshilla se si të përshtateni në mënyrën e mirë.

Disa sugjerime

-Bëni stërvitje edhe në kushte shtëpie

– Ky rregull është i mirë për të gjithë ne të që të ndjehemi të shëndetshëm dhe aq më tepër për ata që kanë çrregullime gjumi.

Një shëtitje e mirë prej të paktën tre kilometrash çdo ditë është një sistem i shkëlqyeshëm, i rekomanduar gjerësisht.

– Është më mirë të shmangni bërjen e sporteve në 4 ose 5 orë para se të flini: adrenalina në qarkullim mund të shkaktojë pagjumësi.

– Shmangni gjumin pasdite dhe mos shikoni në ekranet LED para se të flini.

– Inkurajoni gjumin me aktivitete relaksuese

– Meditimi është një ilaç i vërtetë kundër stresit.

– Vendosni gjithmonë orën e alarmit në të njëjtën kohë.

– Shmangni përdorimin e duhanit, alkolit dhe drogës para se të flini

– Hani të shëndetshëm dhe hani ushqime të lehta.

– Për të siguruar që gjumi ynë të jetë i rregullt, është e rëndësishme që të shpërndajmë siç duhet makronutrientët dhe energjinë që na nevojiten gjatë gjithë ditës, duke u siguruar që të organizojmë ushqime të rregullta dhe të ekuilibruar, të cilat përbëhen nga rreth 50-55% karbohidrate, 15-20% proteina dhe 25-30% yndyrë.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën