22.10.2019 - 10:53
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka përjashtuar mundësinë që Beogradi duhet ta njohë Kosovën brenda kufijve të saj aktualë.
Në një intervistë për Standardin e Vjenës, kreu i shtetit serb ka shtuar se nuk ka gjasa që Beogradi ta njohë Kosovën edhe pse thotë se ka dëgjuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që BE-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe se mund të kërkonte njohje nga Beogradi, transmeton Klan Kosova.
I pyetur nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën si një anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiç u përgjigj se kjo ishte një pyetje e vështirë për serbët.