MENU
klinika

Ja për çfarë u fol

Spiropali takon Sekretarin e OSBE

25.10.2019 - 15:35

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Spiropali tregoi se kryefjala e bisedës ka kanë qenë sfidat që e presin Shqipërinë me marrjen e Presidencës së radhës së OSBE si dhe dialogu politik i brendshëm dhe reformat sfiduese.

“Në takimin e veçantë të pritjes së Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger  nga Kryeministri Rama.

Një diskutim i gjerë për sfidat që e presin Shqipërinë me marrjen e Presidencës së radhës së OSBE e deri tek dialogu politik i brendshëm  e reformat sfiduese që ka ndërmarrë vendi ynë, ?? ishin çështjet që fiksuan boshtin e bisedës së këtij takimi.
Angazhimi dhe agjenda jonë e qartë perëndimore, shkak për progres të #pandalshëm ”, -shkruan Spiropali.