MENU
klinika

"Largimi i tij, një mesazh për të gjithë"

Sulmi ndaj mediave/ Shkarkohet drejtori i Shërbimit Parësor Spitalor

23.10.2019 - 10:06

Bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme Rovena Voda, Aurel Voda, është shkarkuar nga detyra. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Mësohet se ministrja e Shëndetësisë ka firmosur shkarkimin e tij.

Vendimi për shkarkimin erdhi pas sulmit të Vodës ndaj mediave.

“I patolerueshëm sulmi i Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa mediave. Largimi i Vodës është një mesazh për të gjithë. Kush nuk duron me qytetari sulmet të çfarëdo lloji nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”,-tha Manastirliu.