MENU
klinika

Kishte dalë për gjueti

Sulmohet nga ariu/ Ndërron jetë ish-deputeti

08.10.2019 - 15:33

Ish-deputeti i Asamblesë Shtetërore të Yakuta Rusi, Alexandr Krylov, humbi jetën pasi u sulmua për vdekje nga një ari.

Lajmi u konfirmua nga shefi i Policisë së zonës Omyakon, Igor Vodovozov

Ish-deputeti, i cili ishte edhe pronar i një firme ndërtimi kishte dalë për gjueti së bashku me disa miq të tij.

Krylov ishte duke vozitur me biçikletë në drejtim të fshatit Tomtor, kur një ari i preu rrugën.

Ai e qëlloi ariun me armë dhe më pas iu afrua trupit të kafshës. Në këtë moment, një ari tjetër e sulmoi, duke i shkaktuar plagë të rënda, që i sollën vdekjen .