MENU
klinika

Njoftimi i Ministrisë së Financave

Syri i Kaltër jepet 10 vite me qera

30.10.2019 - 21:23

Ministria e Financave ka vendosur të japë me qira për 10 vite një nga pasuritë e mëdha natyrore, Syri i Kaltër.

Shoqëria që do të administrojë Syrin e Kaltër do ti paguaj shtetit një vlerë monetare prej 72 500 lekë në muaj.

Njoftimi është bërë i ditur nga Ministria e Financave e cila argumenton se dhënia me qira bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike e cila të gjenerojë të ardhura dhe punësimin e banorëve të zonës.

Aktualisht zona që do të jepet me qira është nën menaxhimin e kompanisë “Albturist T.O” sha dhe ka një sipërfaqe prej 470 metra katrorë. Shoqëria e lartpërmendur ka përcaktuar edhe disa kritere për të gjithë pjesëmarrësit në garë.

Kompania kërkon që zona mund të jepet me qira vetëm nëse ruhet destinacioni i tij fillestar që është ushtrimi i veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit ekonomik. Po ashtu fituesi i qirasë po ashtu do të marrë përsipër të gjitha detyrimet që rëndojnë mbi pronën.

Vendimi për dhënien me qira të këtij destinacioni turistik vjen pak javë pas reagimit të ministrit të Turizmit Blendi Klosi i cili e cilësoi një gangrenë të turizmit shqiptar, dhe paralajmëroi projekt të ri për investimin e plotë të Syrit të Kaltër.