MENU
klinika

Marash Kumbulla

Talenti shqiptar shënjestrohet në Serie A

17.10.2019 - 12:20

Shembujt janë të shumtë se si një djalosh emigranti arrin të ngjisë majat e suksesit, por duket se historia e Marash Kumbullës i ngjan asaj të Elseid Hysajt.

Përveç profilit mbrojtës dhe emigracionit të prindërve në vitet 90’, Kumbulla dhe Hysaj kanë të përbashkët edhe aktivizimin në Serie A dhe debutimin në Kombëtaren shqiptare, të dy në moshën 19 vjeçare. Kumbulla luajti 6 minuta në fitoren ndaj Moldavisë.

Marash Kumbulla, që debutoi në Serie A me Veronën këtë sezon, duke luajtur edhe përballë Juventusit dhe Milanit, ka treguar se di të jetë i sigurt, i vendosur dhe i saktë me ndërhyrjet e tij në elitën e futbollit italian.

kumbulla marash
kumbulla marash

Verona e ka rritur vetë dhe natyrisht do të gëzojë një xhevahir të madh në merkaton e transferimeve. Në adresë të 19-vjeçarit, “Gazeta Dello Sport” ka bërë me dije se së fundmi është interesuar skuadra e Fiorentinës.

Ekipi vjollcë ka bërë gati edhe planin që në muajin janar: Ta tentojë bllokimin e kartonit të tij për të shmangur ndonjë surprizë të mundshme dhe në fund të sezonit ta afrojë në ekip qendërmbrojtësin shqiptar.

Djaloshi është lindur në Itali, ndaj për të nuk rëndon rregulli për ekstrakomunitarët, siç e vuajnë shumë nga futbollistët e Shqipërisë. Goli ndaj Sampdorias në Serinë A, ndeshjet e mira dhe debutimi me Shqipërinë kanë plotësuar si duhet paketën e një futbollisti të kompletuar, për të cilin sapo ka nisur ankandi. Në Itali nuk e përjashtojnë edhe interesimin e napolitanëve për 19-vjeçarin kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sfidat ndaj Francës dhe Islandës

Risi dhe surpriza/ Reja grumbullon 25 futbollistë!


Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit