MENU
klinika

Mirënjohje!

“Të rritur dhe të lumtur”

01.10.2019 - 16:51

     Është caktuar si një ditë e veçantë, për të gjithë atë pjesë të shoqërisë, që tashmë gëzon frytet e punës dhe kontributit të pakursyer. Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për këta persona, në mbarë botën. Më 14 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin, si ditën e respekit global për të moshuarit.

Në shumë vende të botës, politikanët mbajnë fjalime, veçanërisht ata përgjegjës të departamenteve qeveritare që përqëndrohen tek të moshuarit.

Radiot, televizonet apo gazetat botojnë intervista me të moshuar për çështje të tilla si, arritjet që kanë bërë për të krijuar një shoqëri më të mirë.

 

 

 

 

Kjo ditë zakonisht është e mbushur edhe me shumë aktivitete të tjera, në shkolla dhe insitucione të ndryshme tregohen materiale promovuese për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve.

Gjithashtu, organizohen aktivitete të fokusuara në mjedis, shëndetësi, arsim apo shërbime komunitare në respekt të moshës së tretë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, si autoriteti drejtues dhe kordinues i OKB-së, për çështjet e lidhura me shëndetin, ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e ndërgjegjësimit të publikut për këtë ditë.

Diskutimet janë përqëndruar në tema të tilla si: plakja e popullsisë dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor për personat e kësaj moshe, puna vullnetare, kujdesi social dhe mënyrat që të jenë më përfshirëse për personat e moshuar në fuqinë punëtore.

 

 

 

 

 

Në vitin 2002 Asambleja e dytë Botërore mbi Plakjen në Madrit miratoi Planin e Veprimit Ndërkombëtar për Moshimin për t’iu përgjigjur mundësive dhe sfidave të plakjes së popullsisë në shekullin e 21-të dhe për të nxitur zhvillimin e një shoqërie për të gjitha moshat.

Imazhet e njerëzve të moshuar nga kultura të ndryshme dhe prejardhje nga mbarë bota, janë përdorur në mjetet promovuese të OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, prej 1 Tetorit të vitit 1991.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Orhan Pamuk: Si e shoh unë jetën

“Lumturia është prania e asaj(atij) që do”

Studimet nga Harvard e pohojnë!

A janë milionerët vërtet më të lumtur?


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen