Tension, kaos dhe ndërprerje e lojës në ndeshjen më të egër të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për derbin e këtij shteti, Shkëndija-Vardar.
Ndeshja e kthimit e vlefshme për turin e 1/8-ve të Kupës së Maqedonisë së Veriut ka përfunduar me rezultatin 1-0 për kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka, që janë mjaftuar me golin e Agim Ibraimit në pjesën e dytë.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-2 dhe Shkëndija mbërrinte më e qetë në Tetovë, në stadiumin e saj dhe aty ku mbështetja e Ballistëve nuk ka munguar.
Tensioni ka qenë i madh saqë disa minuta nga fundi ka mjaftuar një shkëndijë për të krijuar sherr dhe kaos në fushë, duke u ndërprerë loja të paktën 3 minuta.
Kapësi i topave është tallur me portierin e Vardarit, duke vonuar lojën dhe ky i fundit e ka sulmuar, edhe pse më pas u desh ndërhyrja e lojtarëve të Shkëndijës për të ndarë gjithçka, por edhe e forcave të sigurisë që kanë rrethuar edhe pjesën e tifozerisë kuqezi, e cila ka sharë në kor kundërshtarët.
Portieri u ndëshkua me të verdhë. Kualikim i merituar i Ernest Gjokës, që të paktën Kupën e ka objektiv, duke qenë larg në renditjen e kampionatit.