Ashtu si pritej të ndodhte, policia kufitare e Kosovës ka ndaluar autobusin me delegacionin e Crvena Zvezda.
Vetë faqja e klubit serb ka postuar edhe videon, teksa duken tifozët e Zvezdës duke kënduar kore edhe kundër Kosovës në kufi.
Klubi serb ishte nisur për të zhvilluar ndeshjen e Kupës ndaj klubit ilegal serb, Trepça, në Zveçan.
Së fundmi, është publikuar një video ku shihet drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terzic teksa kthehet mbrapa nga një polic i Kosovës.
I pari që tentoi të kalonte kufirin mes Serbisë dhe Kosovës ishte drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdas, Terzic, por përgjigja që mori ky i fundit ishte negative. Policia e Kosovës i kërkoi fillimisht dokumentet, ndërsa më pas e njoftoi se e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë.
Terzic pyeti për arsyen, ndërsa polici iu përgjigj thjeshtë, se ky është urdhër i Qeverisë së Kosovës.