MENU
klinika

Superiorja, java 8

Teuta merr kreun e vetme, fundos Flamurtarin

18.10.2019 - 20:12

Teuta ka marrë kreun e renditjes e vetme në Superiore, teksa ka thyer 1-0 në “Elbasan Arena” skuadrën e Flamurtarit. Ka mjaftuar një gol i Kallakut për të marrë tri pikë të arta.

Pjesa e parë e takimit ishte mjaft e vakët, edhe pse pati që në minutat e para një pretendim për penallti pas rrëzimit të Sherif Kallakut brenda zonës. Kryesori Laver Alla nuk ishte i këtij mendimi.

Fraksioni i dytë më pas nisi me një marsh më shumë për Teutën dhe durrsakët zhbllokuan shifrat që në minutën e 47-të. Pas një aksioni të gjatë dhe me shumë pasime, ishte Nikaç që uli për Kallakun, dhe mesfushori pas një finte të bukur, goditi me të djathtën dhe tundi rrjetën e Moçkës.

Edhe pas golit, ekipi i Shkëmbit nuk e uli ritmin dhe kërkoi golin e radhës, por në disa tentativa me Nikaç apo Kalid, nuk arritën të dyfishojnë. Deri në fund, nuk pati më gola.

TEUTA – Flamurtari         1-0

Kallaku 47’

Teuta: Frashëri, Todorovski, Arapi, Hoxha, Kuro, Avdyli (90′ Beqja), Aleksi, Kallaku (82′ Gashi), Çyrbja, Khalid, Nikaç (63′ E. Vila). Trajner: B. Shkëmbi

Flamurtari: Moçka, Zeqaj, Sarris (58′ Çelaj), Deliaj, Gocaj, Pjeshka, Rrapaj, K. Nebihu, Nika (70′ Vrapi), Sukaj (85′ Vatnikaj), Ribaj. Trajner: D. Sadedini

Kartonë të verdhë: 23′ Gocaj, 81′ Pjeshka

Gjyqtar: Laver Alla

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN