MENU
klinika

Letra prekëse e gruas për burrin që ishte në burg

Ti aty je njëqind herë ma mirë se unë!

19.10.2019 - 09:02

Komunizmi dënonte gjithkënd, të faj e të pafaj dhe kjo tashmë nuk është diçka e re.

Madje as për vetë kohën kur komunizmi bëri reprezaljen e tij, kjo nuk ishte diçka e panjohur, pasi të gjithë e kishin kuptuar karakterin aspak populldashës të komunizmit.

Një ndër këto të burgosur ishte edhe një burrë i cili vuante dënimin në burgun famëkeq të Burrelit, mik dhe ndarës i së njëjtës birucë me Dom Simon Jubanin, kremtuesin e të parës meshë publike pas dhjetra vjetësh ateizëm.

Në librin e tij “Burgjet e Mia”, ai tregon një episod shumë interesant që lidhet me të burgosurin e përmendur më lart.

Një ditë atë e thërrasin në zyrën e postës së burgut dhe i thonë se i kishte ardhur një letër. Shumë i lumtur, ai merr letrën dhe shkon në birucë ku e hap dhe e lexon pranë shokëve të tij. Ishte një letër që ia kishte sjellë e shoqja.

Ti je njëqind herë ma mirë se unë, aty në burg, sepse ata 600 gram bukë plot me dhè, guraleca e mbeturina të tjera, që ty të bien në skjep [sqep, përdoret shpesh në zonën e Shkodrës për të zëvëndësuar “gojë” në mënyrë humoristike] pa pare, mue më duhet me i fitue tue punue si shaka në shi e në diell, tue më shkue djersa për lug të shpinës. Ti pushon gjithë ditën aty në birucë, ndërsa unë kam mall për një ditë pushimi, sepse edhe n’e dile na e marrin shpirtin me punë angarie e me konferenca pa fund.

Kjo letër, me sa duket, i dha shpresë gjithë të burgosurve të tjerë, përfshirë edhe Dom Simonin, pasi, siç ai vetë shprehet, gjithnjë gardianët e burgut bënin të njëjtin presion:

Sillu mirë, se për ndryshej ta dërgoj familjen prej kooperative në kamp të përqendrimit e në se vijon me u sjellë keq, edhe në birucë të burgut!

Sipas Dom Simonit, Letra e katundares prej Bushati tregonte se kjo shkallë të çonte si në Parriz, aty ku kishin mrritë prej kohe.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen