MENU
klinika

68 mijë m2 tokë shtetërore

Pronat tek Kepi Rodonit, para gjykatës të arrestuarit

27.10.2019 - 11:50

Dalin para Gjykatës së Durrësit 18 personat e arrestuar pak ditë më parë lidhur me tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë tokë pranë Kepit të Rodonit.

Mes të arrestuarve për të cilët fillimisht u vendos masa e arrestit me burg në munngesë ishin edhe zyrtarë e ish zyrtarë të Kadastrës në Durrës. Këtë të djelë, togat e zeza pritet tu verifikojnë dhe tu komunikojë masat e sigurisë të arrestuarve.

Ndërkohë, për 6 persona të tjerë gjykata caktoi masën detyrim paraqitje, e ndërsa tre persona vijojnë të jenë në kërkim, mes të cilëve edhe biznesmeni Lush Osmani, pronar i kompanisë “Shpresa-Al”.

Pritet që kjo dosje të kalojë për hetim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi organi i akuzës në Durrës, thekson se këta persona kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërkaq nga vendimi i gjykatës është sot në burg ish-drejtori i Kadastrës në Durrës, Ardi Iljazi si dhe ish- kreu i komunës Sulejman Ibrahimi, pasi akuzohen se tjetërsuan pronat në Gjirin e Lalzit.

Po ashtu Gjykata e Durrësit ka lënë në burg edhe Mikel Zaho, jurist pranë Kadastrës si dhe ish-juristi Bledar Zerva, të cilët akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Kujtojmë se në lidhje me abuzimin në fjalë u arrestuan 18 të cilët akuzohen për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tokë shtetërore kryesisht në zonën turistike gjiri i Lalzit dhe Kepit të Rodonit.

ARREST ME BURG
-Ardian Iljazaj, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë.

-Bledar Zerba, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë

-Sulejman Ibrahimi, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

-Renaldo Pastërma, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë.

-Delis Kapxhiu, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë.

-Mikel Zaho, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

-Luigj Bushaj, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, ndaj të cilit u caktua masa “arrest në burg me afat 45 ditë”.

-Gjon Proja, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale

-Albert Doda, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe nëpërmjet vënies në përdorim

ARREST SHTËPIE
-Rovin Zeqja, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë

-Adrian Kona, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

-Enver Shima, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës”

-Latif Mullahi, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës”

-Lekë Ndoj, akuzohet si person që i atribuohet vepra penale vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”( ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) e kryer në bashkëpunim

DETYRIM PARAQITJE
-Edlira Nova, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë

-Gjergj Bushaj, i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës”

-Malvina Deçka, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë