MENU
klinika

Tifozët 'kryqëzojnë gishtat'

‘Tronditet’ Giampaolo/ Në Milano zbarkon ish-ylli i kuqezinjve

01.10.2019 - 18:40

Ndërkohë që po shtohen zërat për një shkarkim të mundshëm të Marco Giampaolos nga stoli i Milanit, për shkak të rezultateve të dobët, vazhdojnë të shtohen edhe alternativat që lakohen si zëvendësues të mundshëm të tij.

Njëri prej tyre, Andriy Shevchenko ka mbërritur në qytet mbrëmjen e djeshme, për të parë sfidën e Ligës së Kampionëve mes Atalantës dhe Shakhtar Donetsk, që do të zhvillohet në stadiumin ku ai ka shkëlqyer për disa sezone, “San Siro”.

Ish numri 7 i Milanit është aktualisht trajner i kombëtares ukrainase dhe po shfrytëzon rastin për të parë nga afër disa nga futbollistët e Shakhtarit, ashtu si edhe për të takuar miqtë e tij, Boban e Maldini, që janë drejtues të klubit kuqezi.

Për momentin Schevchenko është vetëm një mes shumë emrave të lakuar për të marrë vendin e Giampaolos, nëse ky i fundit do të shkarkohet pas ndeshjes me Genoan, por shpejt mund të ekzaltojë ambientin kuqezi me një rikthim të bujshëm.