MENU
klinika

Zbardhet identiteti

Tronditet Vlora/ Qëllohet për vdekje me levë në kokë një person

06.10.2019 - 17:18

-Një person është vrarë pasditen e sotme në qytetin bregdetar në zonën e Plazhit të Vjetër.

Viktima raportohet se është Stavri Mino 56 vjeç.

Burimet pohojnë se Mino është qëlluar me levë në kokë dhe si pasojë e goditjeve ka ndërruar jetë.

Mësohet se ka patur një sherr fizik. Policia e Vlorës ka dhënë detaje për ngjarjen, ku bën me dije se ka shoqëruar edhe tre persona, si të dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit. Stavro Mino. Bëhet me dije se viktima ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”

  • Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier