MENU
klinika

Pazari i Korçës

Turistët: Popull mikpritës, por pak produkte autoktone

20.10.2019 - 16:40

     Pazari i Korçës, konsiderohet pa dyshim, si një aset kulturor që po kthehet në destinacion të pashmangshëm turistik në juglindjen e vendit. Këtë fundjavë vjeshte, ai ka qenë ndalesa kryesore e dhjetëra vizitorëve të huaj, nga Spanja.

Nëse rastësisht të bie rasti të bisedosh me ndonjë nga turistët e shumtë e të përditshëm në rrugicat e Korçës, disa preje tyre shprehen të befasuar nga qyteti e në veçanti, nga pazari.

Kemi vizituar shumë vende, mes të cilave edhe Muzeun e Artit Mesjetar, që është një vend shumë i bukur. Qyteti është shumë mikpritës, ashtu si dhe njerëzit. Janë shumë të afërt kryesisht ndaj turistëve dhe kjo është diçka shumë pozitive”- është shprehur një turiste spanjolle.

 

 

Teksa e kanë pyetur se ç’përshtypje ka për pazarin në Korçë, turistja nga Spanja ka dhënë një këshillë lidhur me produktet e artizanatit vendas.

Pazari i Korçës është i bukur, por sugjerimi im, si një person që kam udhëtuar shumë është fakti se duhet të ketë më shumë produkte autoktone, vendase. Jo kaq shumë influencë nga Kina, pasi po shohim një pushtim të tregut nga produktet kineze, në një kohë që ju keni artizanat mjaft të pasur dhe mund të shfrytëzoni këtë potencial për të tërhequr blerësit. Kjo, pasi për ne prodhimet kineze mund të gjenden lehtëisht edhe në Barcelonë.”

Të njëjtën kërkesë, shpreh edhe një tjetër turiste.

Qyteti i Korçës është mjaft i bukur dhe i këndshëm për t’u vizituar, por pazari duket paksa i varfër me produkte vendase”- ka vërejtur ajo.

Megjithatë, kopshtet plot gjelbërim të qytetit dhe Muzeu i Artit Mesjetar, janë vazhdimisht plot më turistë të huaj e kureshtarë të apasionuar pas hsitorisë.

 

 

Korça na ka lënë shumë mbresa. Një qytet shumë i bukur, i rikonstruktuar deri në perfeksion, me kopshte të shumtë dhe mbi të gjitha, me një muze ikonash fantastic, që na ka lënë të befasuar.

Ndërsa për qytetarët korçarë, pazari i vjetër, tashmë i rikonstruktuar, është një hapësirë që i ka dhënë një rivitalizim krejt qytetit.

Pazari i Korçës, dikur me më shumë se 1 000 dyqane, numëron aktualisht 140 të tilla. Godinat karakterizohen nga një urbanistike dhe arkitekturë italiane, sa edhe austriake, çka e bën edhe më tërheqëse zonën përreth.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit