MENU
klinika

Por, një përgjigje e ka...

Tyga kopjon Capital T, skena e koncertit e gjitha njësoj

27.10.2019 - 12:36

Ditën e djeshme, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Capital T, tregoi në profilin e tij në Instagram se kishte vënë re një ngjashmëri të madhe mes “Time Capsule” dhe koncertit të Tyga-s.

Skenografia e koncerteve ishte thuajse e njëjtë dhe Kapo me të drejtë, e etiketoi reperin e famshëm në postimin e tij për t’i treguar ngjashmërinë.

 

View this post on Instagram

 

What do you guys think ? @tyga ???? #TimeCapsule effect

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Madje, ai u shpreh me humor se Tyga duhej të paktën ta etiketonte, sepse s’ka asgjë të keqe të frymëzohesh nga dikush.

Nëse nuk e kishit pritur, në fakt Tyga i ka kthyer një përgjigje reperit tonë.

Ai tregoi se nuk e kishte parë më herët skenën e tij, mirëpo i bëri Kapos një goxha kompliment për të cilin të gjithë jemi dakort!

“Nuk e kam parë kurrë skenën tënde. Mendjet e mëdha mendojnë njësoj.”- komentoi reperi i famshëm amerikan, duke lënë të kuptohet se e ka vlerësuar punën e tij.