MENU
klinika

Surpriza në spital

U hodh nga kati i 6-të/ Partizani jep lajmin e madh për portierin!

10.10.2019 - 16:01

Një lajm i madh ka ardhur nga skuadra e Partizanit, pasi portieri Aldo Teqja është drejt rikuperimit total.

Gjendja shëndetësore e gardianit është drejt përmirësimit dhe shumë shpejt portieri i Partizenit pritet të lërë ambintet e spitalit të Traumës. Ai është vizituar ditën e sotme nga drejtori Olsi Rama, trajneri Franco Lerda dhe zyrtari Gjergji Xharo në spitalin ku po qëndron.

24-vjeçari e ka kaluar krejtësisht rrezikun dhe fatmirësisht nuk i duhet të qëndrojë më shumë në ambientet spitalore. 

Drejtori Rama i çoi dhuratë një fanellë të titullit të fituar. Trofeu i ngritur ishte i 16 për skuadrën kryeqytetase dhe simbolet e tij ndodhen në fanellën. Teqja iu bashkua “Demave të kuq” në merkaton e verës.

Diçka të tillë e komunikon vetë klubi i kuq, te cilët nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, njoftojnë se Teqja është drejt përmirësimit të plotë.

“Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit.”, thuhet në njoftim.

Teqja ra nga kati i gjashtë i pallatit të tij dhe shpëtoi për mrekulli.