MENU
klinika

Gjesti për tifozin e vogël

U nda nga jeta, Partizani e Kukësi homazh për Renisin

28.10.2019 - 18:47

Ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit po luhet në “Selman Stërmasi” dhe pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Por para se të niste takimi, futbollistët e dyja skuadrave kanë bërë një homazh të veçantë.

Partizani si pritës dhe Kukësi si mysafir kanë bërë një gjest mjaft emocionues, që ka marrë duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në stadium.

Nën drejtimin e dy kapitenëve, skuadrat janë drejtuar në një foto në tribunën ballore, ku kanë çuar tufa me lule te tifozi i të kuqve, i ndarë nga jeta nga një aksident pak ditë më parë.

Bëhet fjalë për Renis Muçën, ku ekipet kanë mbajtur edhe nga një minutë heshtje në nderim të djaloshit që u nda nga jeta në Turqi, aty ku ndodhej edhe për kurim, por që fatkeqësisht nuk ia ka dalë…