MENU
klinika

Vite më parë...

Udhëtimet e një shenjti në Shqipërinë komuniste!

30.10.2019 - 07:07

Vite më parë, kur familja Idromeno vendosi të jepte kontributin e saj në ngritjen e Katedrales së Shkodrës, djali i arkitektit të njohur Arsen Idromeno shfaqi aftësitë e tij të jashtëzakonshme në artin pamor.

Qoftë si piktor, qoftë si arkitekt ashtu dhe si skulptor.

Një ndër të paktat skulptura që i kanë mbijetuar kohës dhe epokave, është skulptura e Shën Mëhillit. Shën Mëhilli shfaqet me shpatë duke ja ngulur djallit të cilin ja ka dalë ta vërë nën këmbët e tij, duke u kthyer në Rojtarin e Qiellit.

Kjo skulpturë e jashtëzakonshme sa nga mesazhi, aq edhe nga mënyra e gdhëndjes, u vendos në Katëdralen e Shën Shtjefnit. Para saj, qytetarë të shumtë me rruzare ndër duar, luteshin për një jetë më të mirë dhe i besonin Shën Mëhillit të gjitha problematikat e tyre, të bindur se ai do t’i ndohmonte në zgjidhjen e tyre.

Por fshesa e zjarrtë e komunizmit e cila synoi jo të fshinte, por të digjte të gjitha “zakonet prapanike” që kishte feja, udhëtimin e nisi nga Shkodra, qendra fetare e së cilës ishte Katedralja e njohur si Kisha e Madhe akoma dhe sot për shkak të sipërfaqes që ka. (Në Shkodër thuhet se është Kisha Katolike më e madhe në Ballkan!)

Katedralja e “Shën Shtjefnit”, Shkodër (Fotoja: Lu Photography)

Për shkak të kthimit të turpshëm të Katedrales në një pallat sporti, u bënë ndryshime drastike si zhvarrosja e ipeshkvinjve të Shkodrës të varrosur në kriptë, heqja e të gjitha truporeve të shenjtërve dhe rimodelimi i saj. Mes truporeve të hequra ishte edhe ajo e Shën Mëhillit e cila u mor dhe me një manifestim popullor u vendos në “Muzeun Ateist”, budallallëkun më të madh që komunistët bënë në Shkodër.

E heshtur, truporja rrinte në një cep me synimin për t’u bërë objekt talljesh, ama thuajse asnjëherë nuk ndodhte kjo. Sipas dëshmive të kohës, shkodranët shkonin aty për tu lutur fshehurazi para Shenjtit të tyre, me shpresën që ai ta ngulte shpatën edhe në zemrën e djallit shqiptar, komunizmit.

Me rënien e komunizmit, fshesa e zjarrtë dogji vetveten dhe truporja e Shën Mëhillit u rikthye sërish në Katedrale.

Sot, me shpresën që njerëzit vendosin në të, Shën Mëhilli rri triumfator në hyrje të Katedrales duke pritur e përcjellur të gjithë shkodranët!

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen