Jeruzalemi është kthyer sot në çështjen më të rëndësishme ndërkombëtare që ka ndarë edhe në qëndrime shtete të ndryshme në miratimin e rezolutës së SHBA në OKB.
Madje diskutohet se një ndër shtetet që ka ndikuar dhe lobuar kundër rezolutës është Turqia.
Historia tregon se paraardhësit turq kanë luftuar për Jeruzalemin. Disa fakte historike e konfirmojnë këtë.
Perandoria Osmane qeverisi me Palestinën për katër shekuj, nga viti 1517 deri më 11 dhjetor 1917, kur ky qytet i shenjtë u mor nga britanikët.
Osmanët zhvilluan beteja të ashpra për të mbrojtur Jerusalemin, Kudsin siç i thonë ndryshe. Vlerësohet se mbi 25,000 ushtarë osmanë u vranë në mbrojtje të qytetit nga pushtimi britanik.
Por më 11 dhjetor 1917, Gjenerali britanik Edmund Allenby hyn me ushtri në Kuds. Nga ajo ditë, fillon migrimi i emigrantëve hebrenj.