MENU
klinika

E rëndë në Pogradec, emri

Vdes duke punuar në kabinë eletrike, ja si ndodhi ngjarja

31.10.2019 - 12:26

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Pogradeci, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar teksa ishte duke punuar në një kabinë elektrike.

Viktima quhet Paulin Mexhaj dhe ishte punonjes i nje kompanie ndërtimi. Burimet thanë se i ndjeri ka qenë duke punuar në një mur të kabinës por si pasojë e amortizimit muri është shembur dhe atë e kanë zënë disa pjesë nga muri ç’ka i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Ngjarja ndodhi sot në lagjen Nr. 5 në Pogradec.

Pogradec

Informacion paraprak.

Më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, Pogradec, shtetasi P.M, rreth 40 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një kabinë elekrike, ku ka qenë duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.